Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, nëse arrin të kalojë me sukses pengesën e Audës në raundin aktual.

Shorti ka rezervuar një përballje të vështirë për skuadrën e Ilir Dajës, e cila në rast kualifikimi do të përballet me humbësin e çiftit Pafos-Salzburg, dy skuadra me përvojë dhe nivel të lartë në arenën europiane.
Në letër, cilido prej këtyre kundërshtarëve do të ishte një sfidë shumë e fortë për ekipin kryeqytetas.

Pafos zhvilloi një sezon mbresëlënës në kualifikueset europiane vitin e kaluar, ku mori pjesë në UEFA Champions League, duke konfirmuar rritjen e futbollit qipriot në skenën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Salzburg është një emër i njohur në futbollin europian. Klubi austriak ka qenë pjesëmarrës i rregullt në arenën europiane gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, përpara se të mendojë për play-off-in, Dinamo duhet të përqendrohet te përballja me Audën. Kalimi i skuadrës letoneze do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për ekipin e Ilir Dajës, i cili ka treguar karakter dhe organizim në rrugëtimin europian të këtij sezoni.
Nëse arrin të sigurojë kualifikimin, Dinamo do të luajë për herë të dytë radhazi në play off-et e Conference League dhe do të ketë mundësinë të masë forcat me një kundërshtar të nivelit të lartë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrok Preçi, zëri i paharruar i Radio Tiranës, vlerësohet me titullin “Mirënjohje Nderi” në 84-vjetorin e lindjes

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Në 84-vjetorin e lindjes...

“WorldBankECA”: Nga emigrimi te rikthimi: si turizmi po rilind qytetet shqiptare

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Për vite me radhë,...

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge

KSAMIL ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja dalin...

Dinamo City shpërblehet pas suksesit ndaj Audas, Ardian Bardhi premton 500 mijë euro nëse kalohet Pafos

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/- Atmosfera në kampin...