Alarm në Rumani/ I nxehti ekstrem rrezikon centralin bërthamor, ushtria përdor shpërthimet me eksploziv për… ftohjen

RUMANI ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Temperaturat ekstreme që kanë goditur Europën po krijojnë shqetësime edhe për funksionimin e centraleve bërthamore.

Në Rumani, autoritetet ndërmorën një operacion të pazakontë për të siguruar furnizimin me ujë të centralit bërthamor të Cernavodës, i cili përdor ujin e Danubit për sistemin e ftohjes.
Forcat Detare rumune realizuan një shpërthim të kontrolluar nënujor për të larguar një masë shkëmbore që pengonte rrjedhën e ujit drejt Degës së Vjetër të Danubit dhe centralit bërthamor.

Për operacionin u përdorën rreth 180 kilogramë eksploziv, me synimin për të rritur sasinë e ujit që arrin në impiant, në një kohë kur niveli i Danubit ka rënë ndjeshëm për shkak të vapës së zgjatur, shkruan Guardian.
Ministri i Përkohshëm i Mbrojtjes, Radu Miruță, e cilësoi operacionin të suksesshëm, duke theksuar se ai do të ndihmojë si në ftohjen e centralit, ashtu edhe në përmirësimin e lundrimit në lumë.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse kushtet ekstreme të motit vazhdojnë, centrali mund të detyrohet të pezullojë përkohësisht aktivitetin e tij për arsye sigurie. Sipas tij, çdo ditë shtesë funksionimi i impiantit ka një vlerë shumë më të madhe se kostoja e operacionit me eksploziv.
Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë rrezik të menjëhershëm të një aksidenti bërthamor apo shpërthimi të centralit.
Megjithatë, mungesa e ujit për ftohje përbën një sfidë serioze për funksionimin e sigurt të impianteve bërthamore, ndaj ndërhyrja u konsiderua e domosdoshme për të shmangur një ndalim të parakohshëm të aktivitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë përtej kufijve, rajoni duhet të reagojë po aq shpejt

PODGORICË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Intensifikimi...