Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, Policia e Shtetit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit ia dalin me sukses

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ka përfunduar me sukses aksioni për gjetjen e dy motoristëve që humbën dje në Jezercë.

Lajmi është konfirmuar në orët e para të së dielës, nga vetë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët bëjnë me dije se kanë lokalizuar dhe janë tërhequr dy motoristët që humbën gjurmë ditën e djeshme.

Duke theksuar se aksioni u përmbyll me sukses, shoqata bën me dije se motoristët tashmë ndodhen të sigurt.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...