Protesta masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

FRANCË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Me mijëra vetë janë mbledhur në Paris e qytete të tjera të vendit në mesin e një greve mbarëkombëtare të mësuesve dhe zjarrfikësve, teksa në rrugë kanë dalë edhe gjimnazistë që kërkojnë kushte më të mira në shkolla.

Grupe adoleshentësh i vunë flakën koshave të mbeturinave, mes ankesave që lidhen me oraret mësimore, numrin e nxënësve në klasa dhe mungesën e mësuesve, si edhe me klasat e mbinxehura pas temperaturave të larta të kësaj vere përvëluese. Lëvizja në shkollat e mesme franceze, të njohura si lycées, të cilat mbulojnë vitet e fundit të arsimit parauniversitar nisi në rajonin e Île-de France. Sipas autoriteteve arsimore, gjatë ditës së sotme u raportuan bllokime në rreth 10 shkolla.
Tashmë protesta është përhapur edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, përfshirë Lille-n në veri, Marsejën në jug e Bordeaux-në në perëndim të vendit. Veprimet e gjimnazistëve erdhën në të njëjtën kohë me planifikimin nga sindikatat të një dite protestash mbarëkombëtare dhe grevash kundër projektbuxhetit të kryeministrit Sébastien Lecornu, aleat i afërt i presidentit Emmanuel Macron.

Krerët sindikalistë thonë se në popull ka një zemërim të jashtëzakonshëm. Ata paralajmëruan qeverinë t’u përgjigjet kërkesave të tyre dhe të rishikojë projektbuxhetin, për të cilin thonë “se është i rrezikshëm dhe po e çon vendin drejt përplasjes në një mur recesioni me 200 kilometra në orë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga udha e hekurit e Sami Frashërit tek ëndrra e trenit europian

Nga Sejdin Cekani “Në ç’orë niset treni nga Tirana për...

Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Hashim Thaçi, Kadri...

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-“Siguria në shkolla...

Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani...