“Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton hapësirën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në Facebook një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.

Sipas prezantimit, kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime.
Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre.

“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.

Përmes butonit “Shkruaj”, të interesuarit mund të dërgojnë mesazhet e tyre, ndërsa në platformë është vendosur edhe një rubrikë që shpjegon arsyen e krijimit të kësaj hapësire.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...