FOKUS – Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

Media ndërkombëtare e përshkroi fitoren e Shqipërisë ndaj Andorrës si historike, që siguron për herë të parë një vend në play-off për Botërorin 2026.

”Shqipëria mposhti skuadrën e fundit në renditje, Andorrën, me rezultatin 1-0 në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të Botës 2026 në Estadi de la FAF, me golin e Kristjan Asllanit në minutën e 67-të që rezultoi vendimtar”, shkruan gazeta indiane ”Outlook”.

”Përballë Andorrës, e cila ndodhet në fund të Grupit K me vetëm një pikë, kuqezinjtë u detyruan të luftonin për të thyer mbrojtjen e tyre. Rey Manaj dhe Berat Gjimshiti ishin pranë dhënies së epërsisë Shqipërisë, por goli i kundërsulmit të Asllanit në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm për t’i çuar ata në vendin e dytë pas Anglisë, me kualifikimet për Kupën e Botës në horizont”, thekson gazeta, sipas www.outlookindia.com.

”Kristjan Asllani bëri diferencën me golin e vetëm në ndeshje, një sfidë ku e gjithë skuadra shqiptare bëri një performancë pozitive. Ylli i Torinos ishte lojtari më i vlerësuar pas golit me një vlerësim 8,3, i ndihmuar nga Julian Shehu me 7,9. Nuk ishte nata më e mirë për Armando Brojën, i cili mori vetëm një vlerësim 6,6”, shkruan telegrafi.com.

Kjo arritje është pasqyruar në median ndërkombëtare, nga ajo evropiane deri në Brazil, vendlindja e trajnerit të ekipit Sylvinho.

”Serbia mbeti pa Botëror dhe shpresat u shuan kur Shqipëria kaloi në avantazh në Andorra”, shkruan gazeta serbe ”Kurir”.

”Serbia i jep fund ëndrrës për Kupën e Botës. Feston Anglia dhe Shqipëria bëhet sërish fatale për ne”, thekson gazeta tjetër serbe ”Nova Sport”.

”Shqipëria e Sylvinhos arrin playoff në kërkim të një mrekullie”, shkruan gazeta spanjolle ”El Mundo Deportivo”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME