Flakët përfshijnë një shtëpi në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie private.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Krijohet “Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit”, thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në mbrojtje të bashkisë

PRRENJAS ,24 korrik 2026/Albania Express Newss /-Një nismë qytetare...

Tiktokeri i njohur amerikan Will Sallen mahnit botën me pamje spektakolare nga Rrajca e Prrenjasit dhe Parku Kombëtar Shebenik

NGA FATMIR POPJA PRRENJAS ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Një tjetër...

Aksident tragjik në aksin aksin Peqin–Elbasan, humb jetën një këmbësor

PEQIN ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident me pasojë...