Flakë në malin e Koshnicës në Gramsh , ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Fatmirësisht, deri në këto momente, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët. Megjithatë, autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë i situatës nga strukturat përkatëse në vijim.Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga toka.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...