Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

SPANJË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Festimet për triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2026 janë kthyer në një ngjarje tragjike. Një 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas shembjes së pjesshme të një shatërvani në qytetin Ciudad Rodrigo, në provincën e Salamankës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë festimeve pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, një numër i madh tifozësh ishin mbledhur në brendësi të shatërvanit të njohur si “Glorieta del Árbol Gordo” për të festuar suksesin e kombëtares.
Pesha e personave që ishin ngjitur mbi strukturë ka shkaktuar shembjen e një pjese të saj. Një gur i madh është shkëputur dhe ka goditur fatalisht 13-vjeçarin.

Alarmi është dhënë rreth orës 00:33, kur shërbimi i emergjencës 112 në Castilla y León ka marrë telefonata për shembjen e strukturës mbi turmën e tifozëve. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia lokale, Garda Civile, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore të emergjencës.

Dy prej të plagosurve u transportuan për ndihmë mjekësore, por njëri prej tyre nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e personave të përfshirë.
Bashkia e Ciudad Rodrigo ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka shpallur ditë zie në qytet. “Ajo që duhej të ishte një festë për fitoren e Spanjës në Kupën e Botës është kthyer në një tragjedi për të gjithë komunitetin”, thuhet në reagimin zyrtar të autoriteteve lokale.
Flamujt e bashkisë do të ulen në gjysmështizë nga data 20 deri më 22 korrik, në nderim të 13-vjeçarit që humbi jetën gjatë festimeve të titullit botëror.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi me sinjale pozitive para sezonit të ri, skuadra synon një hap përpara

GRAMSH, 4 shtator 2026 / Albania Express News /...

Zjarr në zonën pyjore të Grepsit në Nikël, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga Kruja, Tirana dhe Kamza

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Kryeministri Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në vetëm gjashtë muaj

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Aeroporti...