Tragjedi në Vietnam, autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën shtatë persona

VIETNAM ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong drejt qytetit Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar shumë prej pasagjerëve brenda mjetit me 24 vende.
Pesë pasagjerë arritën të shpëtonin, por mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi me sinjale pozitive para sezonit të ri, skuadra synon një hap përpara

GRAMSH, 4 shtator 2026 / Albania Express News /...

Zjarr në zonën pyjore të Grepsit në Nikël, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga Kruja, Tirana dhe Kamza

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Kryeministri Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në vetëm gjashtë muaj

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Aeroporti...