Elbasan/ Të shtëna me armë në një lokal, identifikohen tre të plagosurit. Autori në arrati, braktis armën gjatë ndjekjes nga një efektiv policie

ELBASAN ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Janë identifikuar tre personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, në verandën e një lokali në lagjen “Vullnetari”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve:

  • Armand Tomorrica, 32 vjeç;
  • Renaldo Mance, 31 vjeç;
  • Bjorgi Hoxha, 19 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, tre të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.

Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati, sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorit. Hetimet janë në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi me sinjale pozitive para sezonit të ri, skuadra synon një hap përpara

GRAMSH, 4 shtator 2026 / Albania Express News /...

Zjarr në zonën pyjore të Grepsit në Nikël, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga Kruja, Tirana dhe Kamza

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Kryeministri Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në vetëm gjashtë muaj

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Aeroporti...