Eqerem Çabej, gjuhëtari, akademiku, Mësuesi i Popullit

117 vjet më parë, më 6 gusht të vitit 1908, lindi në Gjirokastër gjuhëtari, profesori, akademiku dhe Mësuesi i Popullit, Eqrem Çabej. Ai konsiderohet një ndër patriarkët e gjuhës shqipe. Çabej ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e zanafillës dhe zhvillimit të gjuhës shqipe. Me botimet e shumta në revista gjuhësore të huaja, si dhe me pjesëmarrjen në forume shkencore ndërkombëtare, Eqrem Çabej u njoh si autoriteti më në zë në albanologji.Gjimnazin e kreu në Klagenfurt të Austrisë. Më pas ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit, e më tej në Universitetin e Vjenës, ku u diplomua si doktor në filozofi në vitin 1933. Pasi u kthye në Shqipëri, punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Tiranë.

Në vitin 1940 u mënjanua nga arsimi për shkak të përkrahjes së veprimeve antifashiste. U vendos në Romë, ku punoi për atlasin gjuhësor shqiptar.U kthye në atdhe në vitin 1944, ku punoi në Institutin e Shkencave. Eqrem Çabej ishte ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik Dyvjeçar. Me themelimin e Universitetit të Tiranës, ushtroi veprimtarinë mësimore si pedagog i lëndëve histori e gjuhës shqipe dhe fonetikë historike e shqipes. Çabej është një ndër anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Presidiumit të saj. Punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në fund të jetës.

Çabej dha ndihmesa të rëndësishme në arsimin e lartë dhe në gjuhësinë shqiptare. Hartoi tekstet e disa lëndëve kryesore dhe ishte bashkautor në një varg veprash shkencore. Veprimtaria e tij shkencore u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri edhe jashtë saj, sidomos në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.Nga veprat e para të tij, përveç artikujve, mund të përmenden: “Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe, me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme” (1936), “Për gjenezën e literaturës shqipe” (1939), “Shqiptarët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit” (1994), “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” (1947, 1958), “Fonetika historike e shqipes” (1958).

Ndër veprat kryesore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (në shtatë vëllime, 1976–2006); “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), botim kritik në dy vëllime, i pajisur me një studim hyrës.Ai ka qenë anëtar i komisionit hartues të “Fjalorit të gjuhës shqipe” (1954), anëtar i komisioneve për përpunimin e terminologjisë të shumë degëve të shkencës e të teknikës dhe i komisioneve që punuan për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë nga viti 1948, të cilat u finalizuan me botimin e librit “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973). Vepra e tij është botuar në Kosovë nën titullin “Studime gjuhësore” (1976), në nëntë vëllime. Çabej ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Ndërroi jetë në Romë më 1980.

albanieaxpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...