EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion teksa mban numrin 5 në renditje.
Rikujtojmë se performanca e tij në gjysmëfinale ishte spektakolare, duke kombinuar energji, emocion dhe një prezantim unik skenik. Një element i veçantë ishte prania në skenë e aktores Rajmonda Bulku, e cila solli një dimension artistik dhe simbolik, duke nënvizuar mesazhin emocional të këngës për figurën e nënës shqiptare.
Në finale, Alis do të performojë i pesti dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta votojnë me kodin 05.

