Dinamo City mund pastër Vllazninë, i jep shkodranëve një “shuplakë” të rëndë për titullin kampion

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Dinamo City  mposht Vllazninë në ndeshjen e parë të “Final 4” me gola të shënuar nga Malomo më minutën e 77-të dhe James në të gjashtën shtesë. Me këtë triumf, skuadra e Ilir Dajës, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna, qëndron ende në garë për titullin kampion, teksa i jep një goditje të rëndë Vllaznisë.

Shkodranët tashmë kanë 31 pikë, aq sa Elbasani, që nesër në 19:00 do të ndeshet me skuadrën e Egnatias, gjithashtu pretendente për titullin kampion, por me tri pikë më pak se dy rivalët.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Vllazninë, që e ndikuar nga renditja dhe pikët, dukshëm kishte më shumë “uri” për golin. Shkodranët e përqendruan më së shumti lojën në krahun e djathtë, me krose të larta dhe të ulëta, që mbrojtja e Dinamo City arriti t’i neutralizojë të gjitha.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Dinamo City  më kërkuese dhe Vllazninë konfuze për të gjetur zgjidhje. Blutë e kryeqytetit tentuan disa herë të rrezikonin portën e Pohls dhe e përqendruan lojën në 30 metrat e fundit.

Në minutën e 69-të Vllaznia merr një goditje të rëndë. Bajrami ndëshkohet me karton të dytë të verdhë dhe përjashtohet nga ndeshja, duke vështirësuar shumë situatën për ekipin e Edi Martinit.

Në të 71-ën u regjistrua edhe rasti më i mirë i ndeshjes, me Qardakun, që tentoi nga goditja e dënimit dhe Pohls, që u tregua jo i sigurt duke lënë topin “jetim” para portës, por në fund larguan shkodranët.

Gjashtë minuta më vonë do të vinte edhe goli. Aksion i iniciuar nga Berisha, me Malomon, që merr topin në pozicion ideal dhe nuk heziton të tundë rrjetën për të hapur këtë ndeshje. Në minutat e fundit Vllaznia zbriti e gjitha në sulm dhe rrezikoi dy herë me Dodajn, por sulmuesi goditi jo si duhet.

Nga ana tjetër Dinamo City  gjen hapësira dhe i shfrytëzon si duhet me James, i cili përfiton nga porta e lënë bosh nga Pohls dhe tund rrjetën për të fiksuar shifrat në 2-0 dhe vulosur fatin e kësaj ndeshjeje.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Karton i kuq dhe gol në fund, Teuta mposht Pogradecin mes vështirësish dhe siguron qëndrimin në Kategorinë Superiore

DURRËS,16 maj 2026/Albania Express News/Mes shumë vështirësish, pas një...

Marlin Janko nga Divjaka , ylli i ardhshëm i muzikës shqiptare që me zërin e saj edhe pse vetëm 8 vjeçe po...

NGA FATMIR POPJA DIVJAKË,16 maj 2026/Albania Express News/Në botën e...

Rikthime të mëdha dhe rritje e konkurrencës, fiksohet lista e ekipeve të Superiores së sezonit që vjen

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Me zhvillimin e ndeshjes së...