Receta e re mjekësore, kaos i panevojshëm që dëmton pacientin dhe favorizon oligarkët

Nga Zheni Gjergji

Prej 1 gushtit, është futur në fuqi formati i ri i recetës mjekësore, një vendim i nxituar i Ministrisë së Shëndetësisë, që në vend të përmirësojë shërbimin, ka krijuar kaos në sistemin shëndetësor.Sot jemi më 6 gusht dhe mjekët në të gjithë vendin ende nuk e kanë në dispozicion këtë recetë të re e cila është e vetmja që pranohet në farmaci. Si pasojë, pacientët enden nga një qendër shëndetësore në tjetrën, përballen me refuzime në farmaci dhe detyrohen të shtyjnë ose anulojnë trajtime jetike.

Pyetje që presin përgjigje urgjente:
• Si është e mundur që një vendim i tillë të hyjë në fuqi pa përgatitje dhe pa shpërndarjen e mjeteve bazë?
• Çfarë duhet të bëjë farmacisti përballë një recete “të pavlefshme” nga një mjek i pa informuar?
• Kush do të mbajë përgjegjësi për pasojat që po vuajnë pacientët?

Kjo nuk është një çështje administrative. Kjo është një çështje jetike, që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.Një tjetër skemë në favor të oligarkëve?Ministria po e paraqet këtë si një “ndryshim teknik”, por realiteti është ndryshe. Ky ndryshim është pjesë e një skeme më të gjerë për të forcuar kontrollin e pak individëve mbi tregun farmaceutik.
Sot kemi:
• Ilaçe me cilësi të dyshimtë, pa garanci nga EMA apo FDA;
• Çmime më të larta se në BE, që i paguan qytetari nga xhepi;
• Një sistem të pasigurt shpërndarjeje, i dominuar nga një pakicë e fuqishme ekonomike;
• Tani, edhe receta që ekzistojnë vetëm në teori, por jo në praktikë.

Kjo nuk është “Shëndetësia që duam”
Ky është një shembull i pastër i papërgjegjshmërisë institucionale. Ministria hesht, ndërsa qytetari vuan. Mjekët nuk kanë mjete. Farmacistët refuzojnë. Pacienti rrezikon. Si mjeke dhe si ish-deputete e konsideroj të papranueshme që shëndetësia të trajtohet si një fushë eksperimentale për interesa të ngushta politike apo ekonomike. Qytetarët nuk janë statistika. Ata kanë nevoja reale, të përditshme dhe të panegociueshme për trajtim shëndetësor të drejtë dhe të barabartë.
Thirrje për reflektim dhe veprim të menjëhershëm
Ftoj Ministrinë e Shëndetësisë të ndalojë menjëherë zbatimin kaotik të këtij vendimi, të kërkojë falje publike dhe të marrë masa të menjëhershme për të garantuar funksionimin normal të sistemit të recetave.
Çdo ditë që kalon në këtë kaos është një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën dhe mirëqenien e pacientëve. Dhe këtë, askush nuk ka të drejtë ta injorojë.

 

Autorja e këtij shkrimi është ish-deputete, mjeke nefrologe

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...