Elbasani nis zbukurimin për “Ditën e Verës 2026”, qyteti vishet me ngjyrat e pranverës

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e maratonës së aktiviteteve për “Ditën e Verës 2026”, festën më të dashur dhe më përfaqësuese të Elbasanit, ku tradita, ngjyrat dhe gëzimi bashkohen në një atmosferë unike që e dallon qytetin në mbarë vendin.

Rreth dy javë përpara 14 Marsit, qyteti ka nisur të marrë pamjen festive. Dekori pranveror po vendoset në akset kryesore dhe në qendër, ku mbizotërojnë lulet shumëngjyrëshe dhe simboli i kësaj feste, lulja e diellit. E çelur në çdo oborr, lulishte e park të qytetit, ajo paralajmëron ardhjen e stinës së re dhe ringjalljen e natyrës, duke u kthyer në imazhin më përfaqësues të Ditës së Verës në Elbasan.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po punojnë çdo ditë për instalimin e elementëve dekorativë, shtepizave karakteristike prej druri dhe hapësirave ku do të ekspozohen punimet tradicionale elbasanase. Artizanët vendas do të kenë mundësinë të prezantojnë mjeshtërinë e tyre, duke sjellë për qytetarët dhe vizitorët një atmosferë autentike panairi.

Sigurisht, kulinaria nuk do të mungojë. Ballokumja, simboli i kësaj feste pagane, së bashku me gatime të tjera tradicionale, do të jenë pjesë e tryezës së madhe festive që çdo vit mbledh mijëra vizitorë në Elbasan.

“Dita e Verës 2026” pritet të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh organizuar nga bashkia Elbasan, nen kujdesin e kryetarit Gledian Llatja, koncerte dhe surpriza, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur feste. Elbasani po vishet me ngjyrat e pranverës dhe po përgatitet të mirëpresë, si çdo vit, festën që buron nga tradita shekullore dhe identiteti i tij.

Gati për festë, traditë, kulinari dhe plot koncerte!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike,...

Mbijetoi 32 orë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, 12-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Mendova se do të vdisja

VENEZUELË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Një vajzë 12-vjeçare në...

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 6 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

Anglia mbijeton në “ferrin” e Aztekës, mposht mes spektaklit Meksikën dhe siguron çerekfinalen ndaj Norvegjisë

BOTËRORI 2026, 6 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia është kualifikuar...