Konflikt me armë në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

ELBASAN ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre prej tyre. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri në këto momente nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Albania Express News do të vijojë ta ndjekë këtë ngjarje dhe do t’ju informojë me të gjitha zhvillimet sapo të ketë të dhëna zyrtare.  

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim

ELBASAN ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Detaje të reja kanë...

Reformat në shëndetësi ulin ndjeshëm kohën e pritjes për CT, MRI dhe koronarografi

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Reformat e ndërmarra gjatë...

Salla: Organizimi i fermerëve dhe zgjerimi i tregjeve forcojnë prodhimin vendas

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Bujqësisë dhe...