Elbasan, takimet e Buxhetimit me Pjesëmarrje zhvendosen – shikoni oraret e reja për Rajonet 5 dhe 6

Bashkia Elbasan njofton qytetarët për një ndryshim në kalendarin e takimeve të programit “Buxhetimi me Pjesëmarrje”, që po zhvillohet në të gjitha rajonet e Bashkisë me qëllim përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen mbi prioritetet e zhvillimit.

Në vijim, oraret e përditësuara për takimet e datës 23 tetor 2025 janë si më poshtë:

Rajoni 5️⃣ – ora 17:00 dt. 23 Tetor
• Rajoni 6️⃣ – ora 18:30 dt. 23 Tetor

Bashkia Elbasan falënderon qytetarët për pjesëmarrjen aktive, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, si dhe për kontributin e tyre të vlefshëm në ndarjen e ideve dhe propozimeve që ndihmojnë në ndërtimin e një buxheti sa më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për komunitetin.

Ky proces mbetet një shembull i dialogut të hapur midis Bashkisë dhe qytetarëve, në funksion të zhvillimit të balancuar dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në çdo rajon të Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Diplomacia te Shkenca, cilët janë 3 kapitujt e parë që Shqipëria mbyll në negociatat me Brukselin

TIRANË,10 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh një tjetër hap...

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...