Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse rriten me 37,3% në 8-mujorin e parë

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë 8-mujorit të këtij viti. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ato arritën në 75,7 miliardë lekë, nga 55,2 miliardë lekë të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja vjetore përllogaritet në 37,3%, duke e kthyer këtë grup në një ndër kontribuesit kryesorë të tregtisë së jashtme të vendit.

Ndër destinacionet kryesore, Kosova zë vendin e parë, me një vlerë prej 34,7 miliardë lekësh në eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse gjatë periudhës janar-gusht.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se vlera e shtuar e krijuar nga këto eksporte mbetet ende e ulët. Arsyeja lidhet me faktin se ekonomia shqiptare nuk funksionon në një cikël të mbyllur: mineralet kryesisht nxirren dhe eksportohen në gjendje të papërpunuar, pa kaluar në hallkat e përpunimit industrial brenda vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...