Ekipi i Sopotit rinovon me Sodiq Atandën, mbrojtësi vijon aventurën me klubin librazhdas

LIBRAZHD,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Klubi i futbollit Sopoti ka bërë të ditur rinovimin e kontratës me një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit difensiv. Mbrojtësi Sodiq Atanda do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës librazhdase edhe për sezonin e ri, duke vijuar bashkëpunimin me klubin që e konsideron një vlerë të shtuar për objektivat e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, KF Sopoti ka vlerësuar kontributin e Atandës, duke theksuar se lojtari është përshtatur më së miri me kampionatin shqiptar dhe ka fituar një rol të rëndësishëm në formacionin e ekipit.

“Klubi i Futboll Sopoti ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës dhe vazhdimin e bashkëpunimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes për ekipin tonë. I natyralizuar më së miri me kampionatin shqiptar, Sodiq Atanda do të vazhdojë të jetë pa asnjë diskutim një vlerë e shtuar për objektivat tanë për këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me këtë lëvizje, Sopoti siguron shërbimet e një futbollisti me eksperiencë, i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm. Rinovimi i Atandës është pjesë e strategjisë së klubit për të ruajtur boshtin e skuadrës dhe për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues.

Tifozët bardhejeshilë presin që mbrojtësi të vijojë paraqitjet e tij pozitive dhe të ndihmojë Sopotit në arritjen e objektivave të vendosura për sezonin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...