Edi Rama: Pallati i djegur do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, i domosdoshëm sigurimi i banesave

TIRANË, 15 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.

Në një reagim në platformën X për zjarrin e rënë ditën e djeshme në një pallat në kryeqytet, Rama u shpreh se “ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre”.

Nga ana tjetër, kryeministri tha se taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet.

Rama theksoi se ky është rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

“Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shtoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...