E FUNDIT/ Jasir Asani prish kontratën me Esteghlal, sulmuesi shqiptar mbetet lojtar i lirë. Getafe, destinacioni i mundshëm

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Jasir Asani nuk është më futbollist i klubit iranian Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka prishur zyrtarisht kontratën me ekipin iranian, pasi klubi nuk ka shlyer pagat e prapambetura të sezonit të kaluar.

31-vjeçari i jep kështu fund aventurës së tij në Iran, ku zhvilloi një sezon pozitiv në aspektin individual. Gjatë qëndrimit te Esteghlal, Asani regjistroi 29 paraqitje, duke realizuar 13 gola dhe duke dhënë 4 asistime, statistika që e renditën ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Megjithatë, sezoni u ndikua ndjeshëm nga ndërprerja e kampionatit për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Situata e krijuar ndikoi jo vetëm në vazhdimësinë e garës, por edhe në formën sportive të futbollistit shqiptar, çka pati pasoja edhe në aktivizimin e tij me Kombëtaren.

Tashmë, Asani është një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me çdo klub pa kosto transferimi. Emri i tij është lidhur prej kohësh me një kalim në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa vetë sulmuesi ka konfirmuar më herët se ka qenë në bisedime me Getafen.

Mbetet për t’u parë nëse negociatat me klubin e La Liga-s do të përfundojnë me sukses, por statusi i tij si lojtar me parametra zero mund ta lehtësojë arritjen e një marrëveshjeje.

Një transferim në kampionatin spanjoll do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e Jasir Asanit dhe një mundësi të mirë për t’u rikthyer në formën më të mirë, me synimin për të fituar sërish një vend të rëndësishëm në radhët e Kombëtares shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ish-deputeti demokrat rrëfen prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Garën e hapën qëllimisht vetëm për të larguar Luçiano Boçin si nënkryetar

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Muslim Murrizi...

Kanadaja nën pushtetin e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri/ Pamje apokaliptike, qielli bëhet portokalli

KANADA ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Më shumë se 800...

Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin Shqipërinë, vendi renditet ndër më të prekurit në Europë nga kriza demografike

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria po përballet me...