Takim emocionues në Baku para ndeshjes vendimtare Bate Borisov -AF Elbasani ,deputeti Adi Qose takim surprizë me elbasanasin Shefqet Stringa që punon si profesor zemër të Azerbajxhanit ,mobilizon tifozët verdheblu dhe jep mesazhin e madh: “Forca Elbasani” !

AZERBAJXHAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Baku i Azerbajxhanit është kthyer sot në një pikëtakimi të veçantë për tifozët verdheblu, ndërsa AF Elbasani përgatitet të zbresë në fushë për ndeshjen vendimtare ndaj BATE Borisov, e vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Mes qindra kilometrave larg Shqipërisë, nuk mungon as mbështetja institucionale dhe ajo e komunitetit elbasanas. Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, i cili ndodhet në Baku për të ndjekur nga afër sfidën, ka ndarë një moment emocionues në rrjetet sociale, duke treguar se fryma verdheblu i bashkon elbasanasit kudo në botë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin azerbajxhanas, Qose u takua rastësisht me Shefqet Stringën, një elbasanas që prej vitesh jeton dhe punon në Azerbajxhan si mësues matematike. Deputeti e cilësoi atë si një shembull të shkëlqyer të shqiptarëve që me dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre nderojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

Takimi mori një dimension edhe më të veçantë kur biseda u ndal te futbolli dhe kujtimet e Elbasanit. Shefqeti është djali i Dashamir Stringës, një prej emrave më të njohur në historinë e futbollit elbasanas, fitues i Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, si edhe trajner për shumë vite i skuadrës verdheblu.

 

“Nuk ka rëndësi sa larg ndodhemi nga Elbasani, qyteti ynë na bashkon gjithmonë,” shkruan deputeti, duke theksuar krenarinë për bashkëqytetarët që mbajnë gjallë emrin dhe vlerat e Elbasanit edhe mijëra kilometra larg atdheut.

Por fokusi i ditës mbetet ndeshja që mund të shkruajë një faqe të re në historinë e klubit. Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, gjithçka është ende e hapur dhe verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç besojnë se mund të eliminojnë ekipin me përvojë europiane, BATE Borisov.

Paraqitja bindëse në sfidën e parë ka rritur optimizmin te skuadra dhe tifozët, pasi AF Elbasani tregoi se është në gjendje të rivalizojë denjësisht me një kundërshtar që ka një histori të pasur në kompeticionet europiane.

Në Baku nuk ndodhet vetëm deputeti Adi Qose. Një grup i konsiderueshëm tifozësh elbasanas kanë udhëtuar drejt Azerbajxhanit për të qenë pranë ekipit të zemrës, duke premtuar një atmosferë të zjarrtë edhe larg “Elbasan Arenës”. Me flamuj verdheblu dhe flamuj shqiptarë në duar, ata synojnë të jenë lojtari i 12-të në një përballje që mund t’i hapë AF Elbasanit dyert e raundit të dytë të UEFA Conference League.

Mes emocioneve, krenarisë dhe bashkimit të komunitetit elbasanas në diasporë, mesazhi i deputetit Adi Qose është i qartë:

“Sot zemra jonë rreh verdheblu! Të gjithë në mbështetje të AF Elbasani për të kaluar me sukses një tjetër etapë në UEFA Conference League. Forca Elbasani!”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Seven Seas Splendor” me 650 turistë mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit

DURRËS, 16 korrik 2026/Albania Express News/ -Anija turistike “Seven...

Përplasje në dhomat e zhveshjes së Francës pas humbjes ndaj Spanjës, Dembele debatoi me shokët e skuadrës

BOTËRORI 2026 ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Dalin në dritë...

Ndalesa në Vuno

Nga Nertil Jole HIMARË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kur udhëtoj...