Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, kur ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 20-vjeçarin A. K., dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç.
Për shkak të gjendjes së tyre, të dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit.
Hetimet do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat automjeti doli nga rruga, duke shkaktuar aksidentin tragjik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...