Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari i News24, Enrik Mehmeti

VLORË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Porto Novos, në Zvërnec, ku ka humbur jetën gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari po lëvizte me një motor me katër rrota (ATV) në plazhin e Porto Novos, kur dyshohet se, për shkak të një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit. Si pasojë, motori u përmbys dhe u rrokullis disa herë.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë aksidentit një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë gazetarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë tepër të rënda.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i dhanë ndihmën e parë dhe tentuan ta transportonin për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht Enrik Mehmeti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe lidhet me humbjen e kontrollit të mjetit.

Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin e gazetarëve, ku ai njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në raportimin e ngjarjeve.

 

Redaksia e Albania Express News shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, të afërmit, miqtë, si edhe për të gjithë kolegët e tij në News24, të cilët humbën një gazetar të përkushtuar dhe një njeri të respektuar.

Largimi i Enrikut është një humbje e madhe për median shqiptare. Ai do të kujtohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në informimin e publikut.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan.

U prehtë në paqe!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...

Aksident tragjik në Zvërnec ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti , i plagosur edhe një 18-vjeçar që udhëtonte me t

VLORË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...