Një ngjarje e jashtëzakonshme në hapësirë është regjistruar nga shkencëtarët: për herë të parë u kapën me detaje të plota valët gravitacionale të prodhuara nga bashkimi i dy vrimave të zeza, një fenomen i parashikuar nga Albert Einstein dhe i studiuar nga Stephen Hawking.
Ngjarja ndodhi 1,3 miliardë vite dritë larg Tokës dhe përfshiu dy vrima të zeza me masa 34 dhe 32 herë më të mëdha se ajo e Diellit. Në një fraksion sekonde, ato u bashkuan duke formuar një vrimë të vetme me masë rreth 63 herë më të madhe se Dielli, që rrotullohej me një shpejtësi marramendëse prej 100 xhirosh në sekondë.
Energjia e çliruar ishte gjigante, e barabartë me shkatërrimin e tre yjeve të ngjashëm me Diellin. Kjo energji u dallua në observatorët LIGO në SHBA, duke bërë të mundur analizimin e frekuencave dhe karakteristikave të vrimave të zeza para dhe pas bashkimit.
Zbulimi konfirmon parimin e famshëm të Hawking, sipas të cilit sipërfaqja e përgjithshme e vrimave të zeza nuk mund të zvogëlohet, si dhe pohon thjeshtësinë e përshkrimit të tyre vetëm përmes masës dhe rrotullimit. Ky është një hap gjigant për të kuptuar më mirë strukturën e universit.