Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u arrestua një vit më parë me forcë nga dhjetëra policë pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg.

Të paktën 10 forca policie, pjesa më e madhe me maska, e ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ i PL. Këtë moment e komentoi edhe kreu i SPAK sot teksa raportonte te Komisioni i Ligjeve për të cilin tha se “linte për të dëshiruar”.
Megjithatë, sipas Dumanit, urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.

Prokurorisë.

“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?“-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit. Urdhrat e ekzekutimit i bën Policia e Shtetit.
Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...

Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një...