Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE

Të martën, më 16 shtator, Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian ka ftuar Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hapë edhe 4 kapituj të rinj negociatash.

Këto kapituj i shtohen 24 kapitujve tashmë të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm që cilësohet rekord në historinë e procesit të negociatave.

Në qendër të tyre janë fusha me rëndësi jetike si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, pjesë e Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME