Deputeti i PS, Adi Qose: Të lehtësohet kredia për shtëpi, për çiftet e reja. Familjet shqiptare po përballen me çmime të larta!

 

Deputeti i PS, Adi Qose në mbledhjen Komisionit të Ekonomisë ka dalë sot në mbështetje të familjeve të reja, duke prekur një vendim të datës 7 maj 2025 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që flet për kufirin tregues financiar në kreditë për pasuritë e paluajtshme.

Qose ka pyetur Guvernatorin e BSH, Gent Sejko nëse do të ketë një strategji më të pasqyruar për qytetarët, në mënyrë që të suportohen familjet e reja. Socialisti e vuri theksin tek një plan konkret në mënyrë që bankat të lehtësojnë dhënien e kredisë për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpinë e tyre të parë.

 

“I nderuar Guvernator, në radhë të parë ju përgëzoj për arritjen e SEPA-s ju dhe stafit tuaj. Në përmbledhje të raportit, një nga pikat kryesore e cila ka të bëjë me kursin e këmbimit, u diskutua në shumë kolegë dhe besoj së është një pikë e cila kërkon vëmendje të shtuar.

Si e justifikon faktin ky vendim, duke parë që kërkesa në fakt e shqiptarëve dhe e familjeve shqiptare vjen në rritje dhe ato po përballen me një çmim, i cili në fakt është i lartë. Një element tjetër, i cili është pjesë e këtij vendimi, ku pjesë e 15% kredive në çdo tremujor në banka, do të lejohet ta kalojnë këtë kufi.

A nuk do të ishte e udhës që të ketë një specifikim më të lartë, që në këtë 15% të marrin pjesë të reja dhe të rinj, të cilët nisin jetën e tyre?”, tha Qose.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fair Play” vetëm kur humbet? Dr. Harilla Marku: Vllaznia po korr atë që mbolli në kampionat

Nga Dr.Harilla Marku SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Ofendimi, bullizmi, futja...

Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo, merret vendimi për masën e sigurisë

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Elbasanit ka caktuar...

Rolando Maran publikon listën e Kombëtares/ Spikasin emrat e rinj dhe rikthimet, mungon… Muçi

ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën...

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...