Dy ndeshje, miliona euro, Egnatia përballë sfidës më fitimprurëse në historinë e klubit

RROGOZHINË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk po lufton vetëm për një kualifikim historik në kupat e Evropës.

Kampionia e Shqipërisë po luan edhe për një shpërblim financiar që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit. Falë formulës së shpërndarjes së të ardhurave nga UEFA, skuadra e Rrogozhinës ka siguruar tashmë 1.710.000 euro, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në dy sfidat e ardhshme evropiane.
Shuma e garantuar përbëhet nga:

700.000 euro për katër raundet kualifikuese (4 x 175.000 euro);
750.000 euro bonus për pjesëmarrjen në fazën “play-off”;
260.000 euro bonus si kampione e Shqipërisë.
Kjo do të thotë se edhe në rastin më të keq, nëse Egnatia eliminohet fillimisht në raundin e tretë të Europa League dhe më pas edhe në “play-off”-in e Conference League, në arkat e klubit do të hyjnë gjithsesi 1.71 milionë euro. Por, historia nuk mbyllet këtu.
Dy ndeshjet e ardhshme vlejnë shumë më tepër sesa një biletë për në fazën e ligës. Ato vlejnë miliona euro. Nëse Egnatia arrin të sigurojë një vend në fazën e ligës së Conference League, përfitimet totale do të ngjiten në 3.870.000 euro.
Ndërsa skenari i ëndrrave është kualifikimi në fazën e ligës së Europa League. Në atë rast, UEFA do t’i sjellë klubit shqiptar plot 4.330.000 euro, një shumë që do të hynte në histori si një nga përfitimet më të mëdha financiare të realizuara ndonjëherë nga një skuadër shqiptare në arenën evropiane.
Pra, Egnatia nuk luan vetëm për lavdinë sportive. Ajo ka siguruar tashmë një “thesar” prej 1.71 milionë eurosh, ndërsa në horizont shfaqen edhe 4.330.000 euro, një jackpot që mund të ndryshojë dimensionin ekonomik të klubit dhe të konfirmojë rritjen e futbollit shqiptar në skenën evropiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vetëm 10 vjeçe, Melisa Halili emocionon publikun: Talenti që po bën të flasë gjithë Shqipëria

Nga Bujar Qesja ,Mjeshtër i Madh DURRËS ,29 korrik 2026/Albania...

Mbyllet me marshim dita e 59-të e tubimit, protestuesi: Nuk do të ikim nga ky shesh as nëse…

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-U zhvillua sot në...