Dumani: Rikandidimi i prokurorëve pas mandatit 9-vjeçar nuk lidhet me emrin tim

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryeprokurori i Posaçëm Altin Dumani, deklaroi sot se nuk i trembet sfidave dhe do të vazhdojë të jetë prokuror ndërsa ndodhet në fund të mandatit të tij në krye të SPAK.

Pas raportimit për punën e institucionit gjatë vitit 2024, Dumani iu përgjigj pyetjeve pasi opozita ka depozituar 57 të tilla.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK dhe nëse është ky një dorëzim i tij përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin, Dumani tha se dy çështjet nuk kanë lidhje.

“Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, iu bëj ballë sfidave. Do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit 9-vjeçar”, theksoi Dumani.

Edhe më herët, Dumani ka dalë në mbështetje të rikandidimit të prokurorëve pas përfundimit të mandatit nëntëvjeçar.

“I kam kërkuar disa herë Kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se e bëj këtë për interesin tim personal, për këtë arsye e ritheksoj nëse politika e kushtëzon apo ka edhe mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk rikandidoj”, nënvizoi Dumani.

“Robert Kennedy ish- prokuror i Përgjithshëm  i SHBA-së ka thënë se “Lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga Kushtetuta, por nga burrat dhe gratë që  jetojnë ato me guxim e përkushtim. Ndaj e ndiej punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm”. Kjo thënie e Robert Kennedy vlen për të gjithë prokurorët e posaçëm”, tha Dumani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...