Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj Meksikës në stadiumin legjendar Azteca u shoqërua me një incident të pazakontë, pasi mesfushori Jordan Henderson përfundoi në spital pas një dëmtimi të pësuar gjatë festimeve pas ndeshjes.

Pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, futbollistët anglezë iu afruan tifozëve për të festuar suksesin, duke kënduar edhe këngën e njohur “Wonderwall”. Megjithatë, atmosfera festive u kthye në shqetësim kur Henderson u rrëzua teksa tentoi të kapërcente tabelat reklamuese pranë tribunës.
Pamjet televizive treguan se mesfushori humbi ekuilibrin dhe ra keq, vetëm pak çaste pasi mbrojtësi Dan Burn kishte kaluar të njëjtën pengesë pa probleme.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, konfirmoi se lojtari kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e dorës.
“Nuk është mirë. Jordan u rrëzua dhe dëmtoi kyçin e dorës. Duket një dëmtim shumë serioz,” deklaroi tekniku gjerman.
Gjendja e Henderson detyroi stafin mjekësor të ndërhynte menjëherë. Lojtarët krijuan një rreth për t’i garantuar privatësi, ndërsa mesfushori u vendos në barrelë dhe u transportua jashtë fushës. Më pas ai u dërgua me urgjencë në spital, duke marrë edhe oksigjen gjatë transportit.
Federata Angleze bëri të ditur se Henderson do të qëndrojë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor të kombëtares, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të rikthehet në bazë.
Edhe kapiteni Harry Kane, menjëherë pas ndeshjes, kishte komentuar me humor situatën, pa e kuptuar fillimisht seriozitetin e dëmtimit.
“Jordan Hendo sapo u rrëzua aty. Besoj se është mirë,” tha Kane gjatë një interviste.
Ndeshja pati një tjetër episod të rëndë në minutat shtesë, kur sulmuesi i Meksikës, Santiago Giménez, pësoi një dëmtim serioz dhe u largua gjithashtu me barrelë drejt spitalit.
Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre, konfirmoi se sulmuesi i Milanit po i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore.
“Duhet të presim rezultatet e kontrolleve. Santi ndodhet në spital në këto momente,” u shpreh Aguirre.
Një mbrëmje që duhej të mbahej mend për triumfin e Anglisë u mbyll kështu me shqetësim për gjendjen e dy futbollistëve, të cilët përfunduan në spital pas incidenteve të rënda.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike,...