Dr. Arjan Hamiti për ruajtjen e Bashkisë së Peqinit: Vendim që respekton historinë dhe identitetin e kësaj treve

PEQIN  30 korrik 2036/Albania Express News/-Vendimi për ruajtjen e statusit të Bashkisë së Peqinit është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e historisë, identitetit dhe veçorive të kësaj zone. Mjeku i njohur, Dr. Arjan Hamiti, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka përshëndetur vendimmarrjen dhe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në mbështetje të kësaj kauze.

Në reagimin e tij, Hamiti thekson se ruajtja e Bashkisë së Peqinit përbën një vlerësim për komunitetin dhe trashëgiminë e kësaj treve, duke nënvizuar rolin e personaliteteve, intelektualëve, studiuesve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve në artikulimin e shqetësimeve të komunitetit.

“Vendimi për ruajtjen e statusit të Bashkisë së Peqinit është një vendimmarrje e rëndësishme që respekton historinë, identitetin dhe vlerat e kësaj treve”, shprehet Dr. Hamiti, duke përgëzuar institucionet shtetërore për këtë vendim.

Sipas tij, një kontribut të veçantë në këtë proces kanë dhënë edhe përfaqësuesit politikë të zonës në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët kanë përcjellë dhe mbështetur shqetësimet e komunitetit lidhur me ruajtjen e statusit të bashkisë.

“Ky rast dëshmon se kur institucionet, përfaqësuesit e zgjedhur dhe qytetarët bashkëpunojnë në interes të përbashkët, mund të arrihen vendime që forcojnë besimin publik dhe mbrojnë identitetin e komuniteteve”, shkruan Hamiti.

Ai ka apeluar që kjo frymë bashkëpunimi të vijojë edhe në të ardhmen, me synimin që zhvillimi i Peqinit të ndërtohet mbi dialogun, mirëkuptimin dhe respektin për historinë e kësaj treve.

Ruajtja e Bashkisë së Peqinit është pritur pozitivisht nga komuniteti vendas, i cili prej ditësh kishte ngritur zërin për rëndësinë e vijimit të ekzistencës së saj si njësi administrative më vete, duke e konsideruar këtë jo vetëm një çështje organizimi territorial, por edhe një çështje të identitetit dhe trashëgimisë lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Hëna e Plotë dhe Pasqyra”

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Mbrëmë nuk...

Kryebashkiaku Mariglen Disha: Griseld Lika firmos me Sopotin, përforcim me eksperiencë për sezonin e ri

LIBRAZHD ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi i futbollit Sopoti...

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja : Tirana, kryeqyteti i turizmit shqiptar. Me rëndësi turizmi ndërkufitar

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Turizmit, Kulturës...