Dita e Europës, Presidenti Begaj: Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane

TIRANË,8 maj 2026/Albania Express News/Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar projektin e Bashkimit Europian si një projekt të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se kjo ditë është edhe një moment për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin dhe bërjen realitet të projektit europian.
Presidenti u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen europiane.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.
Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!”, shkruan Presidenti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...