Shpërthimi i Hantavirusit në MV Hondius/ Anija do të ankorohet nesër në Ishujt Kanarie, OBSH në gatishmëri për pritjen e pasagjerëve

BOTA,9 maj 2026/Albania Express News/Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, po udhëton drejt Ishujve Kanarie për të koordinuar procedurat që lidhen me mbërritjen e anijes turistike MV Hondius, pas rasteve të raportuara me hantavirus në bord.

Anija ndodhet aktualisht në lundrim drejt Tenerifeve dhe pritet të ankorohet të dielën. Sipas autoriteteve lokale, zbarkimi i pasagjerëve pritet të nisë nga mesdita e së dielës deri të hënën, në varësi të kushteve atmosferike.
Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë konfirmuar gjashtë raste të hantavirusit nga tetë raste të dyshuara. Mes viktimave raportohen një çift holandez dhe një grua gjermane. Tre persona të tjerë janë evakuuar më herët në Cape Verde.

Tedros do të shoqërohet në Tenerife nga ministrat spanjollë të Shëndetësisë dhe të Brendshëm, me qëllim koordinimin e kontrolleve shëndetësore dhe zbatimin e protokolleve të inspektimit dhe ndërhyrjes.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se rreziku i përhapjes së hantavirusit në popullatë mbetet “jashtëzakonisht i ulët”. Zëdhënësi i organizatës, Christian Lindmeier, deklaroi në Gjenevë se virusi është i rrezikshëm për personat e infektuar, por nuk ka potencial për përhapje të gjerë si COVID-19 apo fruthi.
“Kontakti i ngushtë do të thotë praktikisht hundë më hundë. Ky nuk është një Covid i ri”, theksoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...