Kur drejtuesit mbrojnë lojtarët, fitojnë më shumë se një ndeshje, mesazhi prekës i drejtorit sportiv të AF Elbasanit pas eliminimit dramatik nga Europa

ELBASAN ,18 korrik 2026/Albania Eexpress News/-Postimi i drejtorit sportiv të AF Elbasanit, Elton Guranjaku në rrjetin e tij social dacebook është një mesazh që shkon përtej një penalltie të humbur ngaj Bate Borisov. Në futboll është e lehtë të gjesh fajtorin e momentit, por shumë më e vështirë është të mbrosh lojtarin kur ai ka më shumë nevojë për ekipin dhe tifozët.

Karrica nuk duhet të mbahet mend për një goditje nga pika e bardhë, por për kontributin e tij dhe për guximin që mori përsipër përgjegjësinë në një moment vendimtar. Kjo është natyra e futbollit: herë të buzëqesh, herë të lëndon.

Mbi të gjitha, nuk duhet harruar se AF Elbasani ka realizuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Brenda vetëm pesë vitesh, nga Kategoria e Tretë arriti të rikthehej në arenën europiane, diçka që pak klube shqiptare e kanë bërë. Pas 20 vitesh mungesë, verdheblutë e rikthyen Elbasanin në hartën e futbollit europian dhe kjo mbetet një arritje për t’u vlerësuar.

Eliminimi dhemb, por nuk e zbeh suksesin e ndërtuar me punë, sakrificë dhe përkushtim. Kjo skuadër ka fituar respektin e tifozëve dhe ka krijuar baza për një të ardhme edhe më të mirë. Në sport, humbjet janë kalimtare, ndërsa karakteri dhe vizioni janë ato që ndërtojnë histori shkruan Guranjaku .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kreu i PD ,Berisha: Do propozojmë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 %

TIRANË, 18 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i PD,...

Të gjithë në finalen e madhe të Botërorit, kreu i FSHF Armand Duka poston foto me presidentin Trump

BOTËRORI 2026 ,18 korrik 2026/Albania Express News/- Presidenti i...