Derbi i parë i sezonit mbyllet pa fitues, Interi dhe Milani ndahen në barazim në miqësoren e zhvilluar në Australi

ITALI ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Derbi i parë i sezonit mes Milanit dhe Interit përfundoi pa fitues. Dy rivalët e mëdhenj italianë barazuan 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Perth të Australisë.

Milani ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë dhe iu afrua shumë golit të epërsisë. Yunus Musah provoi me një goditje të fuqishme, por topi u ndal në shtyllë, duke lënë rezultatin të pandryshuar.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Interi kaloi në avantazh menjëherë pas rifillimit të lojës, kur Federico Dimarco realizoi nga afër pas një asistimi të Nicolo Barellës.

Megjithatë, Milani reagoi në minutat e fundit. Christopher Nkunku fitoi një penallti pas një kontakti me Carlos Augusto, një vendim që ngjalli diskutime për shkak të intensitetit të lehtë të ndërhyrjes. Vetë sulmuesi francez mori përsipër ekzekutimin dhe e shndërroi penalltinë në gol, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar para ndeshjes, pas vërshëllimës së fundit nuk u zhvillua seria e penalltive.
Kështu, përballja e parë miqësore mes trajnerëve Cristian Chivu dhe Ruben Amorim u mbyll në barazim, ndërsa takimet e ardhshme mes dy skuadrave pritet të kenë një rëndësi shumë më të madhe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Dënoj shpalljen “non grata” të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Pas një dekade në Bergamo, Gjimshiti lë Atalantën, arrin akordin me klubin arab

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një dekade, Berat...

“Hetimi u hap pa baza”/ Shtëpia e Bardhë publikon dokumente të reja, akuzon FBI-në për çështjen ndaj Trump

SHBA ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Shtëpia e Bardhë ka...