Përmes një kërkesë zyratre, deputetet e opozitës u shprehën se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën.
Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto
Bajram Begaj
TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike i kanë kërkuar presidentit të vendit, Bajram Begaj të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Përmes një kërkesë zyratre, deputetet e opozitës u shprehën se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën.
Sipas tyre ky ligj synon përçarjen, deformimin dhe denatyrimin e shoqërisë. Në fund, ato thanë se asnjë rregull në shoqërinë shqiptare nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
“KËRKOJMË: Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj. Ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj.” thuhet në kërkesë.

