Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20 të datës 25 gusht 2026.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën të dy personat që udhëtonin në motomjet. Viktimat janë drejtuesi i mjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet gjithashtu për identifikimin e pasagjerit që humbi jetën.

Materialet lidhur me ngjarjen pritet t’i referohen organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

A është lëvizja “Bashkë” një parti marksiste ?

Nga Thoma Gëllçi TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Për...

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...