Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja si ndahen skuadrat në vazo për shortin,kualifikohet pas fitores në kohën shtesë prej 2×15 minuta edhe AF Elbasani

Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon ku u mësuan emrat e 8 ekipeve finaliste që do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Tirana, Dinamo, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, të cilat do të mësojnë për fatin e tyre për sfidat e ardhshme në shortin që do të hidhet nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë fazë.
Ndërkaq, në bazë të rregullores së aktivitetit, skuadrat tashmë janë ndarë në dy vazo. Kështu në vazon e parë janë përfshirë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Shorti që do të hidhet për çerekfinalet do të jetë i lirë dhe ndeshjet e kësaj faze do të jenë me sistemin vajtje ardhje me sfidat e para që do të luhen ne fushat e skuadrave të vazos 2. Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...

Berisha pasi u rikonfirmua në krye të PD: Mirënjohje edhe për ata që votuan kundër, vota e tyre do mbahet shënim

TIRANË,24 maj 1944/Albania Express News/Sali Berisha falënderoi anëtarët e...