Botërori i Stadiumeve Gigante: Amerika e Veriut gati të mahnisë botën në 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës 2026 premton të hyjë në histori jo vetëm si turneu më i madh i zhvilluar ndonjëherë, por edhe si spektakli më impresionues nga pikëpamja e infrastrukturës sportive. Ndryshe nga Katari, i cili ndërtoi stadiume të reja enkas për Botërorin 2022, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika do të mbështeten te disa nga impiantet më moderne dhe më të avancuara teknologjikisht në planet.

Mes tyre spikat AT&T Stadium në Dallas, një arenë gjigante që gjatë Botërorit do të mirëpresë rreth 92 mijë tifozë. Stadiumi njihet në mbarë botën për ekranin e tij monumental të varur, më i madhi i ndërtuar ndonjëherë brenda një impianti sportiv.

Po aq i rëndësishëm do të jetë edhe MetLife Stadium në New Jersey, me një kapacitet prej 82.500 vendesh, i cili është përzgjedhur për të pritur finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, aty ku do të kurorëzohet kampionia e re e globit.

Në Los Angeles, SoFi Stadium konsiderohet si një mrekulli e teknologjisë moderne. Me një kapacitet mbi 70 mijë spektatorë dhe ekranin revolucionar 360 gradë që rrethon tribunat, ai cilësohet nga shumë ekspertë si stadiumi më teknologjik në botë.

Ndërkohë, historia takohet me të ardhmen në legjendarin Estadio Azteca të Mexico City. Me mbi 87 mijë vende, ai do të bëhet stadiumi i parë në histori që pret ndeshje në tre Botërorë të ndryshëm: 1970, 1986 dhe 2026.

Botërori i vitit 2026 nuk do të ketë nevojë për stadiume të rinj për të impresionuar botën. Ai do të zhvillohet në arena që tashmë përfaqësojnë kulmin e arkitekturës, teknologjisë dhe përvojës së tifozëve.

Ky nuk do të jetë vetëm Botërori më i madh i organizuar ndonjëherë. Ka shumë gjasa të jetë edhe Botërori më spektakolar që futbolli ka parë nga pikëpamja e infrastrukturës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

5 Qershori 1988 që tronditi Kuçovën: Kur futbolli u kthye në revoltë

KUÇOVË,6 qershor 2026/Albania Express News/Më 5 qershor 1988, Kuçova...

Botërori i Distancave Gjigante: Sfida e re për tifozët në Kupën e Botës 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Të ndjekësh ekipin e zemrës në...

Në gjurmët e baballarëve, nga Zidane te Conceiçao, 7 futbollistët që do të luajnë në Botëror, ashtu si prindërit e tyre

BOTËRORI 2026/6 qershor 2026/Albania Express News/Dardha bie nën dardhë...