Belshi vishet kuq e zi, gati për festat e 28-29 Nëntorit

Atmosfera e festave kombëtare ka mbërritur më herët në qytetin e Belshit, ku rrugët, pedonalja dhe sheshet janë mbushur me flamuj, dekorime dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Prej disa ditësh, Belshi frymon në kuq e zi, duke përçuar emocion dhe krenari tek çdo banor e vizitor.

Në çdo cep të qytetit ndihen ritmet e gëzimit dhe festës, ndërsa në fytyrat e qytetarëve vërehet buzëqeshja dhe ndjenja e përkatësisë kombëtare. Flamujt që valëviten në rrugë e ndërtesa, zbukurimet patriotike dhe atmosfera festive e kanë kthyer Belshin në një mozaik të vërtetë shqiptarie.

Kjo periudhë është bërë simbol i bashkimit dhe kujtesës historike, duke rikujtuar sakrificat dhe krenarinë e kombit tonë. Qytetarët e Belshit janë gati të festojnë me dashuri dhe respekt ditët më të rëndësishme të identitetit shqiptar ,28 dhe 29 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Atdheut.

Me qytetin që shkëlqen në ngjyrat kuq e zi, Belshi dëshmon se ndjenja e atdhedashurisë është më e fortë se kurrë, duke e kthyer këtë fundnëntor në një festë të vërtetë të shpirtit shqiptar.

1 KOMENT

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...