Bardheblutë mundën AF Elbasanin dhe qëndruan në elitë, prefekti Shëlqim Hajdari: Tirona është kala, grabitqarët nuk ia dolën

ELBASAN,10 maj 2026/Albania Express News/Tirana mori sot një fitore të madhe me shifrat 1-3 përballë AF Elbasanit në transfertë, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore pas një sezoni shumë të vështirë.

Pas këtij suksesi, ka reafuar edhe prefekti i kryeqytetit, Shkëlqim Hajdari, i cili nuk e fsheh gëzimin për fitoren dhe mbijetesën, madje i konsideron bardheblutë si fitues moralë të Superiores për shkak të vështirësive që bardheblutë kanë kaluar.
“KF Tirona është Kala! Sot është një gëzim i madh për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe sidomos për qytetarët autoktonë të saj. Sepse Tirona nuk është thjesht një klub futbolli, por është identitet, markë, simbol i kryeqytetit.

Nuk kam ndërmend të bëj analizën e këtij kampionati, e kanë bërë e do ta bëjne gazetarët, tekniket, federata, trajnerët.
Por një gjë dua ta them me sinqeritet, se Tirona si erdhën punët e u zhvilluan ngjarjet, ështe fituesja morale e këtij kampionati (mundi në dy ndeshjet e fundit Vllazninë dhe Elbasanin me dinjitet, dy skuadrat e vendeve të para).
Disa grabitqarë u bënë bashkë për ta ngrënë, por Tirona si shqiponjë flutoroi lart dhe krenare! Urime Tirona”, shkruan prefekti Shkëlqim Hajdari.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...