Ish-presidentë e ish-kryeministra “zihen” kush do paguajë kafet. Ndërhyn Spiropali: Të tilla zënka paçi gjithmonë

TIRANË,10 maj 2026/Albania Express News/Ish-presidenti i Republikës Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-ministri i arsimit Ethem Ruka dhe ish-deputeti Sherif Bundo janë takuar së fundmi për një kafe, një moment, të cilin Dokle ka zgjedhur ta bëjë publik në rrjetet sociale.

“Duke pritur kafen e radhës e bëjmë edhe një foto me miqtë: Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Sherif Bundo, Ethem Ruka. Dhe pastaj fillon biseda miqësore, e sinqertë, e hapur për çdo temë.
Në fund, si të gjithë, edhe ne nisim “zënkën” e zakonshme: do paguaj unë, m’i lini mua kësaj radhe, pse vetëm ti do paguash”, shkruan Dokle përbri fotos.

Momenti i fiksuar nga ish-kreu i Kuvendit, ka ngjallur një seri komentesh e reagimesh, më së shumti pozitive në “Facebook”, por më për tu shënuar ishte ndërhyrja e ish-ministres Elisa Spiropali.

“Kafja t’ju jetë bërë shëndet e fuqi, e të tilla zënka paçi gjithmonë”, komentoi Spiropali.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...