Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, zhgënjen kryesuesi AF Elbasani ,si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet

TIRANË,10 maj 2026/Albania Express News/Me mbylljen e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore, i hapet rruga zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të marrin pjesë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.

Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël.
Kështu, renditja në nisje të fazës “Final 4” do të jetë me Vllazninë dhe Elbasanin me nga 31 pikë, të ndjekura nga Egnatia me 28 pikë dhe Dinamo me 24 të tilla.

Datat e ndeshjeve janë të përcaktuara. Beteja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos, një ditë më vonë Elbasani ndeshet me Egnatian. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...