Bajram Begaj pret Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

TIRANË, 15 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në një njoftim për mediet, presidenca bën të ditur se gjatë takimit kreu i shtetit i përcolli zonjës Forbes mirënjohje për ndihmën e dhënë ndaj situatave emergjente në Shqipëri, por dhe për bashkëpunimin me institucionet shqiptare për çështje të përbashkëta humanitare.

Në veçanti, Kreu i Shtetit vlerësoi projektet mbështetëse për Kryqin e Kuq Shqiptar. “Në sajë të këtij kontributi, u shpreh Presidenti Begaj, angazhimi i Kryqit të Kuq Shqiptar për kapërcimin e sfidave ka dhënë rezultate në komunitet”.

Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës vlerësoi përfshirjen e Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me ndihma në kriza dhe fatkeqësi, si dhe për promovimin e  vullnetarizmit.

“Solidariteti dhe ndihma për shtresat më të cenueshme të shoqërisë janë vlera universale për të cilat kemi shumë nevojë. Ne duhet t’i edukojmë këto vlera tek të rinjtë”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, së cilës i garantoi mbështetjen e tij për nisma që nxisin solidarizimin dhe ndërtimin e një shoqërie që mbart këto vlera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pirro Qerimi, dekani i qytetarisë dhe mjeshtër i artit të stomatologjisë

Nga Bujar Qesja Ka ditëlindje që kalojnë si një datë...

“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

TIRANË ,6 qershor 2026/Albania Express News/Një përplasje ka ndodhur...

Super përforcim për verdheblutë, nga akademitë e Nantes dhe Lecce ,Edoly Lukoki i bashkohet AF Elbasanit.

ELBASAN ,4 qershor 2026/ Albania Express News/AF Elbasani vijon...