Avokati i Popullit: Zhbllokohen pagat e prapambetura për policët e burgjeve

TIRANË, 27 prill 2026/Albania Express News/ Avokati i Popullit njoftoi sot se ka zgjidhur një çështje të prapambetur lidhur me pagesat e punonjësve të burgjeve në burgun e Reçit.

Në njoftim, thuhet se policët që mbanin gradën “Inspektor” po shpërbleheshin ende si “Nëninspektor”.

“Gjithçka nisi nga një ankesë e drejtpërdrejtë që punonjësit e Burgut të Reçit i bënë ekipit tonë gjatë një inspektimi në këtë burg. Policët që përballeshin çdo ditë me tension, izolim dhe përgjegjësi të lartë protestuan për një pagesë shtesë sipas ndryshimeve ligjore, por eprorët ju përgjigjën: “Ju takon, por nuk ka fonde”, thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit njoftoi se pas një beteje shkresash me ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave, jo vetëm për ata në Reç, por për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve në Shqipëri, pagesat e prapambetura u lëvruan dhe grada u njoh financiarisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kina dhe qasja e saj përballë krizës së Ngushticës së Hormuzit

Nga Aleksander Çipa Në panoramën aktuale gjeopolitike ka shumë qasje...

Gjyqi i themelit/ “Shqipëria e shqiptarëve”, ish-presidenti Meta shfaqet në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit

TIRANË,27 prill 2026/Albania Express News/Këtë të hënë mbahet seanca...

Thjeshtohen procedurat e check-in për bagazhet në Aeroportin e Tiranës

TIRANË, 27 prill 2026 /Albania Express News/ Në Aeroportin...