Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në rrugëtimin e tij për titullin kampion të Anglisë. Skuadra londineze u befasua në shtëpi tekda u mund nga Bournemouth 1-2 në Emirates Stadium në ndeshjen e javës së 32 të Premier League, një disfatë kjo që është një asist për Manchester City.

Rezultati 0-0 rezistoi deri në minutën e 17 të ndeshjes kur Bournemouth zhbllokoi rezultatin me Kroupi. Arsenal reagoi dhe në minutën e 35 fitoi një 11 metërsh për prekje të topit me dorë të mbrojtësve kundërshtarë. Gyokeres shkoi te pika e bardhë dhe e ekzekutoi saktë duke e dërguar topin në rrjetë pët të barazuar shifrat në 1-1 që mbetën të tilla deri në fundin e pjesës së parës.
Pas pushimit të ndeshjes, Bournemouth shtangu të gjithë tifozët e Arsenalit në stadium teksa në minutën e 74 shënoi me Alex Scott golin që e çoi rezultatin në 2-1 që mbeti i tillë deri në fund të ndeshjes me Bournemouth që shkon në 45 pikë në vendin e 9, ndërsa Arsenal mbetet me 70 pikë, 9 më shumë se Manchester City që ka 2 ndeshje më pak si dhe sfidën direkte me Topçinjtë për të zhvilluar në shtëpi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MË PAK ALIBI, MË SHUMË PËRGJEGJËSI!

Nga Erion Sqapi Në dy ndeshje, Vllaznia ka marrë dy...

Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

SPANJË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Më...

Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryetari...