Altin Ndoci ende në arrati/ Kërkime në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë, çfarë thonë familjarët

Policia e Shtetit vijon kërkimet për kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci i cili u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit të martën. Policia po organizon aksione të shumta për gjetjen e tij, ku janë kryer kontrolle jo vetëm në Durrës, por edhe në disa zona të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Familjarët e të arratisurit thonë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e Altin Ndocit.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe akuzohet nga SPAK për vrasje, pjesëmarrje në grup kriminal, etj.

Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibejt, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk.

Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për pjesmarrje në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por më pas mori pafajësi nga gjykata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Në moshën e tij unë peshoja 120 kile!” Ronaldo ngre në qiell Messin: “Ai ka parakaluar çdo legjendë”

BOTËRORI 2026 ,22 qershor 2026 /Albania Express News/Një deklaratë...

Rrufetë dhe shiu “mbyllin” stadiumin në Filadelfia, gazetarët detyrohen të braktisin tribunën!

BOTERORI 2026 ,22 qershor 2026/Albania Express News/Kupa e Botës...