Alarm për sigurinë në tunelin e Elbasanit, reagon ish ministri socialist Arben Malaj: “Një defekt i vogël aty mund të sjellë pasoja të mëdha”

ELBASAN,5 maj 2026 /Albania Express News/Një shqetësim tejet serioz për sigurinë rrugore është ngritur nga ish-ministri  i Financave, Arben Malaj, përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ku ai evidenton një problem potencialisht të rrezikshëm në tunelin e Krrabës  së Elbasanit, në aksin që lidh Tiranën me juglindjen dhe jugun e vendit.

Sipas Malajt, brenda tunelit, në drejtimin nga Tirana drejt Elbasanit , është krijuar një fryrje në një prej rripave të rrugës, e cila paraqet rrezik të shtuar për aksidente, sidomos në kushtet kur drejtuesit e mjeteve shpesh nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë.

“Zhvendosja e një makine në momentin kur kalon atë gungë rrit ndjeshëm riskun për aksidente,” thekson ai, duke shtuar se ky problem, ndonëse mund të duket i vogël, mund të ketë pasoja të mëdha nëse nuk trajtohet me seriozitetin e duhur.

Në reagimin e tij, Malaj thekson se nuk është në kërkim të fajtorëve, por synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe institucional për parandalimin e rreziqeve në rrugë. Ai nënvizon se përgjegjësia për sigurinë është e përbashkët dhe fillon nga vetë qytetarët.

“Parandalimin e çdo të keqeje duhet ta bëjmë ne. Minimalisht, kur e bëjmë, shpëtojmë aksidente. Maksimalisht, kur nuk e bëjmë, bëhemi bashkëfajtorë,” shprehet Malaj, duke dhënë një mesazh të fortë mbi rëndësinë e reagimit në kohë ndaj çdo problematike që mund të rrezikojë jetën.

Ish-ministri i nderuar i qeverisë socialiste bën të ditur gjithashtu se më herët  një shqetësimi të tillë për një tjetër tunel me problematikë  serioze e  ka adresuar pranë Policisë Rrugore në Lushnjë, e cila, sipas tij, e ka mirëpritur këtë raportim. Ai shton se do të vijojë komunikimin edhe me strukturat e Policisë Rrugore në Elbasan, për të ndjekur nga afër zgjidhjen e këtij problemi.

Tuneli i Elbasanit ose Tuneli i Krrabës sikurse njihet nga të gjithë është një nga segmentet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, me një fluks të lartë automjetesh çdo ditë, përfshirë edhe lëvizjen e zyrtarëve të lartë. Në këtë kontekst, çdo defekt apo problem teknik, sado i vogël, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur ngjarje të rënda.

Apeli i Arben Malajt vjen si një thirrje serioze që duhet vlerësuar për reagim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, por edhe si një kujtesë për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmente të ndjeshme si tunelet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...